- Reklama -

Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Letoni

Presidenca ka njoftuar se me ftesë të presidentit të Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Letoni.

Presidenca bën të ditur se gjatë kësaj vizite, Osmani do të pritet nga presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, me të cilin përveç takimit tête-à-tête, do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të merr pjesë në drekën e punës të shtruar nga presidenti Rinkēvičs.

- Reklama -

Bëhet e ditur se pas takimeve, të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, me ç’rast presidentja Osmani do t’i dorëzojë presidentit Rinkēvičs medaljen ushtarake presidenciale për Forcat Mbrojtëse të Letonisë për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë si pjesë e KFOR-it.

Gjatë vizitës njëditore, Presidenca njofton se Osmani do të vizitojë edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), do të zhvillojë po ashtu edhe takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, si dhe do të ketë një diskutim me ekspertë dhe akademikë për politikat që garantojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme.

“Vizita e presidentes Osmani synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore me Letoninë, avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes e sigurisë, ekonomisë, integrimit euroatlantik, si dhe shkëmbimit të përvojave në fuqizimin e institucioneve demokratike”, thuhet në fund të njoftimit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort