Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Në këtë takim, Osmani dhe Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.
Gjithashtu, u diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë. /Klankosova.tv/