- Reklama -

Objektet e vjetra që po paraqesin rrezikshmëri për Prizrenasit

Nail Kurt, është tejet i shqetësuar për gjendjen e një objekti në rrugën ” Sozi Çelebiu”, i cili si pasojë e vjetërsisë po rrezikon jetën e qytetarëve. Ai thotë se për këtë shqetësim të banorëve të kësaj pjese të qytetit, në emër të tyre ka kërkuar nga organet kompetente komunale që të ndërmarrin veprime konkrete, pasi rreziku nga shembja është permanent, theksoi ai .

Të shqetësuar rreth kësaj çështje shprehen edhe qytetarët, Ramadan Ramadani dhe Selajdin Luma, të cilët lëvizin në këtë rrugë ku ndodhet ky objekt i vjetër. Rreth kësaj teme, ne kemi intervistuar edhe drejtorin e QRTK-së, Samir Hoxha, i cili tha se aspekti i rrezikshmërisë së kësilloj ndërtesave është në kompetenca të komunës së Prizrenit.

- Reklama -

Ndërkaq, drejtoresha komunale për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj- Shala, thotë se është e informuar për gjendjen e rënduar në të cilen ndodhen këto objekte, duke dal edhe vet në vendngjarje, duke u zotuar se do të angazhohemi që të formojmë në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse themelimin e një komisioni për identifikimin dhe vlerësimin e gjendjes faktike të objekteve, që të ndërmerren masa.

Një tjetër objekt i vjetër që ndodhet në pronësi të zdrukthtarit, Xheladin Kovaçi, që ndodhet përballë Katedralës ” Zonja ndihmëtare”, gjithashtu është në gjendje të rëndë. Pronari thotë se ka kontaktuar me zyrtarë të institucioneve përgjegjëse, të cilët sipas tij kanë kërkuar vetëm restaurimin e kulmit të objektit. Ai thotë se nëse institucionet nuk kanë mundësi të intervenojnë, t’i lejohet atij që me buxhet vetanak dhe sipas planeve që parashohin ata, të bëj restaurimin e këtij objekti.

Rreth çështjes së këtij objekti, flet më ndryshe se pronari, drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha. Krejt në fund, drejtori i QRTK, Samir Hoxha, thotë se në zbatim të planeve të punës dhe legjisaliconit në fuqi, çdo vit ky instituciom bën procesin e rivlerësimit të të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit e veçanërisht Qendrës Historike të Prizrenit.

Sipas të dhenave që po posedojmë, thotë ai, një numër i konsiderueshëm i ndërtesave janë në gjendje të rënduar statike dhe fizike si pasojë e mospërkujdesjes nga poseduesit, shfrytëzuesit dhe pronarët e tyre, me ç’rast kërkohet ndërhyrje urgjente dhe emergjente në planifikimet vjetore nga QRTK.

Deri më tani, këtyre ndërhyrjeve i janë nënshtruar dhjetëra ndërtesa, ndërsa këtë vit pritet të ketë ndërhyrje edhe në 8 objekte të tilla, njoftoi drejtori Hoxha në fund. Ndryshe, jo rrallë herë, qytetarët janë ankuar për gjendjen e rëndë të disa objekteve të vjetra që ndodhen në Zonën Historike të Prizrenit dhe po paraqesin rrezik për ata, andaj edhe vëmendja dhe angazhimet e institucioneve për zgjidhjen e këtij problemi duhet të jenë më me shumë prioritet, për të iu shmangur ndonjë tragjedie të mundshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort