44% e faturës tuaj mujore shkon për ngrohjen e ujit me boljer gjatë gjithë vitit, pa u llogaritur ngrohja e ambienteve të brendshme, çka do të bënit ndryshe?
Ne ju sugjerojmë të bëni listën e të gjitha pajisjeve elektrike që i përdorni më së shumti në shtëpinë tuaj.
Ndërsa ekspertët tanë na kanë ndihmuar t’i radhisim pajisjet shtëpiake që shpenzojnë më së shumti energji elektrike.
Në këtë listë prin nxemsja elektrike me rrymë, duke vazhduar me bojlerin, pajisjet e kuzhinës për gatim, etj.
Vetëm pasi t’i kemi identifikuar pajisjet elektrike që shpenzojnë më së shumti, ne #krejtbashke mund të fillojmë të aplikojmë praktika të reja të kursimit!
Bojleri – Ngrohja e ujit në bojler me fuqi 2000 W, nëse përdoret mesatarisht 5 orë në ditë, do të ishte 305 kWh.
Sipas mesatares së konsumit të një konsumatori shtëpiak nënkuptohet që gjatë vitit, rreth 44% e faturës mujore do të shkojë pë ngrohjen e ujit.
Për të kursyer #krejtbashkë energji elektrike ju sugjerojmë të:
🅰️Lini bojlerin ndezur gjatë natës, saktësisht pas orës 22:00 (tarifa e ulët gjatë dimrit)
🅱️Gjatë ditës ndizni bojlerin vetëm sipas nevojës
*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak.
#KrejtBashkë #KurseniEnergjinëElektrike
Gjatë dimrit, pas nxemses, bojleri është pajisja e dytë që shpenzon më së shumti energji elektrike te konsumatorët shtëpiak.
Ndërsa gjatë verës, bojleri zë vendin e parë si pajisja që shpenzon më së shumti energji elekrike.