- Reklama -

Një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë së Serbisë që UÇK-në e quajti terroriste

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar të dielën masën e paraburgimit prej një muaji Igor Popoviqit, ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Masa i është caktuar me kërkesë të prokurorisë, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

- Reklama -

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, si dhe  pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale”, thuhet në vendimin e Themelores.

Popoviq, dyshohet se më 18 korrik në fshatin Hoçë të Madhe të Rahovecit, gjatë një fjalimi me serbët lokalë, e ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste, ndërkohë e ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për siç ka thënë, heshtje ndaj autorëve të krimeve ndaj serbëve.

Arrestimi i tij është bërë po atë ditë, në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur të dielën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Pas saj, avokati i Popoviqit, Lubomir Pantoviq, ka thënë se vendimi do të apelohet, pasi sipas tij, nuk qëndron asnjë pretendim i prokurorisë.

“Gjyqtari ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Është pranuar një kërkesë e prokurorisë, ku thuhet se Popoviq ka nxitur përçarje e mosdurim me fjalimin e tij. Besoni, kjo është gjithçka, por vetëm fjalim përçarës nuk është. Popoviq ka folur për gjendjen e rëndë të serbëve në këtë pjesë, sidomos në Hoçë të Madhe dhe në Rahovec. Me asnjë fjalë nuk ka përmendur asnjë grup tjetër etnik, sidomos jo shqiptarët”, ka thënë avokati Pantoviq, përcjell portali “KosovoOnline”.

Fjalimi i Popoviqit në fshatin e Rahovecit ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë, e arrestimi i tij në Serbi.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se Popoviq do të përballet me drejtësinë, ndërsa Policia ka njoftuar se në cilësi të provave materiale ia ka sekuestruar dy telefona celularë.

Për cilësimin që i ka bërë UÇK-së, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal. Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri. Ne, kategoritë e dala nga lufta, nuk do të heshtim ndaj fyerjeve që synojnë të fyejnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

E në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se për këtë ndalim është njoftuar Brukseli zyrtar.

“Me urdhër të Albin Kurtit, ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën, Igor Popoviq, u arrestua në Kosovë. Ai mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të vuajtjeve të serbëve në rajonin e Rahovecit nga duart kriminale të UÇK-së. Në të njëjtën kohë, Kurti dëshiron të provokojë një krizë të re në terren dhe t’u dërgojë një mesazh serbëve se nuk ka paqe apo drejtësi për ta”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort