- Reklama -

Një muaj paraburgim për vjedhje dhe posedim të armëve pa leje

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vjedhja e rëndë nga neni 315 par.2 pika 1.1 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së

Gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet
prej datës 16.02.2021 deri me datën 17.03.2021. Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– Me datë 10 janar 2020, pas mesnate në Prizren, në objektin e personit juridik – biznes të pajisjeve teknologjike, në bashkëveprim edhe me dy (2) persona të tjerë deri më tani të paidentifikuar – të gjithë të maskuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, depërtojnë me forcë duke kaluar pengesat e krijuara, në atë mënyrë që, derisa biznesi në fjalë ishte i mbyllur, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, thyejnë xhamin në afërsi të derës
hyrëse, futen brenda nga ku arrijnë të marrin:

- Reklama -

Një (1) monitor të kompjuterit: Nëntë (9) telefonë ‘demo’; dhe Tre (3) tabletë, dhe me të shpejtë me veturën e tyre largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, me ç’ rast të dëmtuarit – personit juridik i shkaktojnë dëm material në shumën prej 7.200 € (shtatëmijë e dyqind euro).

– Se me datë, kohë dhe vend te njëjtë, i njëjti në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e zjarrit dhe atë: një pistoletë të tipit TT, – prodhim rus me një (1) karikator brenda saj dhe tetë (8) fishekë të kalibrit 7.62 mm e cila armë, të pandehurit aksidentalisht i ka rënë nga brezi duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës penale të përshkruara si në dispozitivin paraprak të këtij
aktvendimi, me ç’ rast e njëjta edhe është sekuestruar përkohësisht.

– Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri L.K., deri në momentin e ndalimit ishte duke qëndruar jashtë Republikës së Kosovës, gjithashtu duke pasur parasysh se pandehuri ka vepruar në bashkëkryerje edhe me persona tjerë, dhe sjelljen e mëparshme të të pandehurit i cili
nuk është për herë të parë para organeve të ndjekjes.

Andaj duke pasur parasysh rrethanat e lartcekura, Gjykata gjeti se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit L.K., në procedurën penale, dhe parandalimin e dëmtimit të provave dhe përsëritjes edhe të veprave tjera penale të kësaj natyre.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes
Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon
ekzekutimin e këtij aktvendimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort