Tash e dy muaj një grua raportohet se është zhdukur në fshatin Reçan të Prizrenit, dhe se familjarët e saj nuk dinë asgjë për të.
Policia njofton se familjarët e saj kanë treguar se ajo po ashtu ka probleme psikike.
- Reklama -
“Fsh. Reçan, Prizren 21.07.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se viktima femër kosovare, para dy muajve është larguar prej shtëpisë dhe deri më tani nuk është lajmëruar dhe sipas tij ajo ka probleme psikike”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.
- Reklama -