Ka nisur dëshminë britaniku John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Duncan është dëshmitari i tretë që paraqitet në Dhomat e Specializuara të Hagës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, raporton Klankosova.tv.
- Reklama -
Javën e kaluar para trupit gjykues kishin dëshmuar James Rubin dhe Paul Williams.
Ndryshe, mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.
- Reklama -