- Reklama -

Nga fundjava ndryshon moti, parashikimi për sot dhe ditët në vijim

Prizreni Weather ka njoftuar se deri të premten do të jetë më ngrohtë dhe me diell, derisa në fundjavë priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.
Mot më i ngrohtë pritet të mbajë në ditët e ardhshme, me kthjellime e diell, derisa ditën e premte vransirat do të shtohen orëve të pasdites.  Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, përreth ultësirave me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës.

Ditën e shtunë do të ketë reshje lokale shiu, nga pasditja edhe temperaturat pësojnë rënie, e nga e diela do të mbajë mot i ftohtë, ndërkaq vransirat fillojnë të shpërndahen.  Ditën e hënë pas mëngjesit të ftohtë ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.
Ndotësit ajror do të mbeten në koncentrime më të rritura ditën e enjte, me indeks në vlera mesatare e të dobëta, mirëpo me ndryshimin e motit që pritet ditëve në vijim, me qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të shënojë përmirësim në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë.

- Reklama -

21.10 – Kryesisht me diell dhe më butë.  Në mëngjes përreth ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.
22.10 – Fillimisht me diell, në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë.  Ditën ngrohtë e vransirat shtohen.
23.10 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e orëve të mbrëmjes më ftohtë.

24.10 – Më ftohtë e kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.
25.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.
Temperaturat minimale luhaten nga 4C-9C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 0C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19C e 20C ditën e premte, e deri të dielen zbresin në 10C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu jugor 4-12m/s, e nga e shtuna ndryshon drejtimin në verlindje.
Shtypja atmosferike mbetet pak më e lartë nga vlerat normale, por që në fundjavë sërish shënon një rritje edhe më të vazhdueshme

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort