Gratë dhe vajzat aktiviste në Prizren, nesër nga ora 12:00 në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas do të organizojnë një marsh protestues për më shumë të drejta për gratë dhe vajzat dhe pozitën e tyre të pafavorshme në shoqërinë tonë.
“Duke pasur parasysh pozitën jo të kënaqshme të vajzave dhe grave në vendin tonë, pozitën politike e ekonomike të tyre, dhunën ndaj tyre, mendojmë se ka edhe shumë punë e angazhime së bashku të cilat na presin për tu realizuar në të ardhmen.
Me këtë rast, ne si gra dhe vajza aktiviste të Prizrenit, për ta shënuar këtë ditë kemi vendosur të marshojmë e të kërkojmë drejtësi e barazi për vajzat dhe gratë e Prizrenit, por edhe të gjithë vendit tonë.
Marshi do të organizohet me nisje nga Sheshi Shatërvan, më 8 mars 2023 duke filluar nga ora 12:00.
Shpresojmë në përkrahjen tuaj dhe shpresojmë se do të na bashkangjiteni në marshin tonë, së bashku me vajzat dhe gratë e Prizrenit.
Ju lutem gjeni të bashkangjitur edhe linkun e eventit tonë për marsh në facebook: https://www.facebook.com/events/695738462345353?ref=newsfeed
Me shumë respekt e në solidaritet,
Gratë dhe vajzat aktiviste të Prizrenit”, thuhet në fund të këtij njoftimi.