Sot, ka vdekur aktori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci.
Në nderim të jetës dhe veprës së Petrovcit, nesër në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës organizohen homazhe dhe mbledhje komemorative.
Në vijim gjeni njoftimin e TKK-së:
Nën përkujdesjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakultetit të Arteve dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së aktorit dhe profesorit të nderuar, Enver Petrovci, nesër, më datë 23.09.2025, organizohen aktivitetet si në vijim në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë:
- Homazhe: nga ora 13:30 – 15:30.
- Mbledhja komemorative: në ora 15:30
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 17:00, në Varrezat e Qytetit – Prishtinë.