Komuna e Prizrenit përmes faqes zyrtare në facebook, ka bërë të ditur se ditën e mërkurë, nënkryetari, Kujtim Gashi ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Prizrenit, Isuf Vraniqi, sekretarin Alajdin Haskuka dhe anëtarin e kësaj shoqate Kadri Skeja.
Me këtë rast nënkryetari Gashi i njoftoi përfaqësuesit e shoqatës për veprimet e komunës së Prizrenit në përputhje me nevojat e pensionisëtve të qytetit, duke përfshirë këtu edhe hapjen e Shtëpisë së Pleqve, rifunksionalizimin e ambulancës dedikuar pensionistëve për të siguruar qasje më të lehtë në shërbime shëndetësore dhe në sigurimin e barnave, kjo e fundit që do të përmirësonte kushtet dhe kujdesin ndaj pensionistëve.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për rifunksionalizimin e objektit për pensionistët në lagjen “Tërzimahallë”, që dotë ofrojë shërbime dhe kujdes shtesë për pensionistët e kësaj zone të Prizrenit.