- Reklama -

Në suspendimin e policit Amir Hoxha nuk ka gisht IPK-ja

Zyrtari policor, Amir Hoxha, ka thënë se është suspenduar për tri ditë nga puna. Sipas tij, ky suspendim është bërë për shkak të një postimi në Facebook, ku ai është ankuar për mospagesën e shujtave për policët dhe ka kritikuar deputetët për shpenzimet e karburanteve, shkruan Sinjali.

Mirëpo, Hoxha nuk ka treguar se nga kush është rekomanduar suspendimi i tij. Madje këtë gjë nuk e dijnë as nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

- Reklama -

Por, Inspektorati Policor i Kosovës ka mohuar se një suspendim i tillë është rekomanduar nga ta.

Në një përgjigje për Sinjalin, IPK ka thënë se nuk është rast që është trajtuar nga ta.

Ky suspendim po shihet si i pavend nga ana e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kryetari i KMDLNj-së, Behgjet Shala i tha Sinjalit se ndaj policit askush nuk duhej të merrte masa disiplinore pasi ai nuk e ka dëmtuar askënd.

Shala deklaroi se polici ka 100 për qind të drejtë dhe shqetësimet e tij janë me vend sepse ai ka kërkuar një të drejtë që i takon, pasi Policia e Kosovës është mekanizmi që më së paku përfiton.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Familja Shala nga Atmaxh fal gjakun e djalit 17-vjeçar familjes Krasniqi nga Sushica e Graçanicës

Në një akt të rrallë fisnikërie dhe burrërie, familja...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

I riu theret me thikë në Zhur, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë pas një incidenti me...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort