KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka ndarë detaje lidhur me njërin prej projekteve që parashihet të realizohet brenda vitit 2025.
Përmes këtij projekti të financuar nga Ministria e Ekonomisë, synohet të përfundojë edhe faza e tretë e rehabilitimit, ndryshimit, zonimit dhe zgjerimit të rrjetit të ujësjellësit, si dhe shtimi i kapacitetetit përmes burimeve të reja dhe integrimi në sistemin ekzistues të ujit të pijshëm në fshatin Gërnçarë të Prizrenit.
Sipas njoftimit të KRU-së, projekti ka për qëllim zgjerimin e zonës së shërbimit, kyçjen e konsumatorëve të ri në rrjetin e ujësjellësit, vendosjen e pusetave jashtë zonës private dhe përmirësimin e shërbimit për furnizim me ujë.
Vlera e këtij projekti është afro 139 mijë euro (138,729.15 euro) dhe pritet të përfundojë deri në muajin nëntor të vitit 2025.