- Reklama -

Ndikimi i reshjeve të hershme të borës në bujqësi në Kosovë, aspektet negative dhe pozitive

Reshjet e borës në fillim të tetorit, si fenomen i pazakontë klimatologjik për rajonin e Kosovës, përbëjnë një ngjarje me pasoja të shumëfishta në bujqësi. Ndërhyrja e hershme e faktorëve dimërorë në periudhën tranzitore të vjeshtës, kur aktivitetet bujqësore janë ende intensive, ndikon drejtpërdrejt në rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Ky studim trajton efektet negative të borës së hershme mbi pemëtarinë dhe perimkulturën, si dhe aspektet pozitive që lidhen me përgatitjen e tokave për mbjelljen e grurit dimëror, elbi dimëror, thekra (secale) ,tritiikale (hibrid mes grurit dhe thekrës).

Dëmtimi i frutave dhe degëve: Shumë varietete frutash (mollë, dardhë, kumbull) në Kosovë në fillim tetori ende nuk janë të vjelura plotësisht. Rënia e borës mbi kurorat e ngarkuara me fruta dhe gjethe rrit rrezikun e thyerjes së degëve për shkak të peshës së akumuluar.
Stresi fiziologjik i bimës: Rënia e temperaturave nën mesataren sezonale në mënyrë të papritur ngadalëson procesin e akumulimit të karbohidrateve dhe përgatitjen e bimës për periudhën e dimrit. Kjo çon në reduktim të rezervave ushqyese, të domosdoshme për një fillim të mirë në sezonin pasues.
Dëmtimi i frutave në cilësi: Bora e lagësht mund të shkaktojnë njolla mekanike dhe mikroçarje në lëvoren e frutave.

- Reklama -

Rreziku për kulturat e hapura: Perimet me cikël të vonshëm prodhimi (domate, speca, kunguj, tranguj) që ende janë në fusha ekspozohen ndaj ngricave të hershme. Temperaturat negative dhe bora dëmtojnë indet e gjalla, duke sjellë humbje të menjëhershme të rendimentit.
Shtyrja e ciklit të korrjes: Reshjet e dendura dhe bora e shpejtë shkaktojnë vështirësi në qasje dhe vonesa në mbledhjen e perimeve të mbetura, gjë që ul cilësinë organoleptike dhe vlerën në treg.
Rritja e presionit nga sëmundjet fungale: Bora e lagësht dhe mbetja e ujit në tokë krijon kushte për zhvillim më të shpejtë të sëmundjeve si myku gri (Botrytis cinerea) dhe kalbëzimet e tjera.

 

Reshjet e borës së hershme kontribuojnë në akumulimin e ujit në profilin e tokës, duke përmirësuar bilancin hidrik në periudhën e mbjelljes së grurit dimëror.
Strukturimi i tokës: Shkrirja graduale e borës lehtëson formimin e agregateve të qëndrueshme në tokë, çka favorizon ajrosjen dhe zhvillimin e rrënjëve.
Zvogëlimi i nevojës për ujitje suplementare: Për shkak të ngopjes së hershme të tokës me lagështi, nevojat për ujitje në periudhën kritike të mbirjes zvogëlohen.
Indikator i hershëm klimatik: Ky episod mund të shërbejë si tregues i kushteve të ardhshme dimërore, duke ndihmuar fermerët të planifikojnë më mirë menaxhimin e inputeve në kulturat arabile.

Reshjet e borës në fillim të tetorit në Kosovë paraqesin një fenomen me dy anë: një kërcënim serioz për pemtarinë dhe perimkulturën, por njëkohësisht edhe një faktor lehtësues për mbjelljet e grurit. Nëse menaxhimi agronomik nuk përshtatet me këto ndryshime klimatike, humbjet në kulturat shumëvjeçare dhe njëvjeçare mund të jenë të konsiderueshme. Megjithatë, në aspektin e kulturave arabile, ky fenomen ka potencial pozitiv, duke ofruar një start më të mirë për grurin dimëror.
Prandaj, nevojitet një qasje më e integruar në vlerësimin e riskut dhe adaptimin e praktikave bujqësore ndaj fenomeneve klimatike ekstreme që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në rajon.

Përgatiti: MSc Besim Aliu
Parashikues i motit – IHMK

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort