- Reklama -

Ndalohen tre të dyshuar nga Kryqi i Kuq dhe një autoshkollë në Prishtinë për falsifikim të dokumentit zyrtar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se sot me datë 15.09.2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndalur për 48 orë, tre persona të dyshuar me inicialet A.F dhe G.M nga Autoshkolla “STOP” dhe i dyshuari me inicialet M.TH nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, ndërsa e dyshuara me inicialet A.A nga Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, është liruar në procedurë të rregullt.

“Ky arrestim është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në DHKEK në Prishtinë dhe është vazhdimësi e rastit, ku paraprakisht, ishin arrestuar një Instruktor i kësaj Autoshkolle dhe një Ekzaminer i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Personat e dyshuar, dyshohet se e kanë kryer veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Tutje, theksohet se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe thuhet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale dhe dërgimin para Gjykatës të secilit kryerës të veprave penale.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort