- Reklama -

Ndalohen dy persona në një lokal nate në Prizren, u kapën me armë dhe substanca të panjohura

Një aksion i koordinuar policor i zhvilluar pas mesnate në disa lokale të njohura në Prizren ka rezultuar me sekuestrimin e një arme zjarri dhe arrestimin e një personi.

Sinjali mëson se mbrëmjen e 15 qershorit 2025, rreth orës 00:30, gjatë kontrollimeve në kuadër të operacionit “Sezoni Veror 2025”, i cili po zhvillohet me autorizim të Kryeprokurorit të Prizrenit, zyrtarë policorë e hetues nga njësitë e DHTN-së në Prizren, Stacionit Policor “Alfa”, si dhe Njësisë Rajonale të Reagimit të Shpejtë nga Gjakova, kanë ndërmarrë kontrolle në disa kafiteri në qendrën tregtare “ABI Çarshia”.

- Reklama -

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë kontrollit në lokalin “Bar-Bon”, një person ka vendosur vetë të dorëzojë një armë zjarri të tipit Zoraki, me një karikator që përmbante dy fishekë aktivë.

I dyshuari është identifikuar M. K., 25 vjeçar.

Pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, është marrë vendimi që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti është nën hetim, ndërsa kontrollet e policisë do të vazhdojnë në ditët në vijim si pjesë e masave për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik në qytetin e Prizrenit.

Një tjetër arrestim është kryer gjatë aksionit të gjerë policor të zhvilluar pas mesnate në disa lokale të njohura në qendrën tregtare “ABI Çarshia” në Prizren.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se në orët e para të 15 qershorit 2025, zyrtarë të DHTN-së në Prizren, policë nga stacioni lokal dhe njësi të NJRSH, kanë kryer kontrolle në lokalet “Bar-Bon”, “Che-Bar” dhe “Ponte”, në kuadër të operacionit sezonal “Verë 2025”, me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Gjatë një kontrolli të detajuar në lokalin “Bar-Bon”, burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se tek një person janë gjetur 10 tableta të dyshuara (substanca e panjohur) dhe një mjet i mprehtë – brisk.

I dyshuari është identifikuar si F. P., 33 vjeçar.

Pas verifikimeve fillestare dhe në konsultim me hetuesin kujdestar dhe Prokurorin e Shtetit, është marrë vendimi që i njëjti të ndalohet për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave të dyshuara”

Aksioni policor synon rritjen e sigurisë në zonat më të frekuentuara të Prizrenit gjatë sezonit veror./GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort