Sot, më 24 maj 2025, është ndarë nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha, figurë e njohur akademike dhe një nga kontribuesit më të dalluar në fushën e arsimit të lartë në Kosovë.
Prof. Hoxha ishte profesor i matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë Civile në Universitetin e Prishtinës, ku për dekada me radhë ligjëroi lëndët “Matematika I” dhe “Matematika II”. Ai u veçua për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj studentëve dhe procesit mësimor, si dhe për kontributin e çmuar në hartimin e literaturës universitare në fushën e matematikës.
Përveç angazhimit të tij akademik, Prof. Hoxha ka qenë pjesëmarrës aktiv në jetën intelektuale të vendit. Në akademi dhe përkujtimore të ndryshme, ai përfaqësoi me dinjitet komunitetin akademik dhe dëshmoi për vlerat dhe historinë e arsimit në Kosovë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, më 25 maj 2025, në varrezat e fshatit Zhur, në kohën e drekës.
Familjarët njoftojnë se e pamja do të organizohet në Hotel Grand, Prishtinë, më 26 dhe 27 maj (e hënë dhe e martë), si dhe në Zhur, ditën e enjte, më 29 maj 2025./tvprizreni.net/