- Reklama -

Mundësi studimi në Linnaeus University në Suedi

Bazuar në Rregulloren për mobilitet të studentëve në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren me nr.prot. 01/675/A të datës 29.12.2022 dhe në kuadër të ICM ERASMUS projektit me Linnaeus University në Suedi që ka Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Këshilli i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në mbledhjen e mbajtur me date 10.09.2025 miratoi hapjen e thirrjes për dy pozita për një semester studimi në Linnaeus University në semestrin veror 2025/26 për të gjitha nivelet e studimit.

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për shkëmbim të studentëve për vitin akademik 2025/2026 (Janar 2026 deri Qershor 2027) e cila ju krijon mundësinë studentëve të studiojnë në këtë Universitet për një semestër (semestri veror 2025/26).

- Reklama -

Thirrja dedikohet për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të cilët do ndjekin vazhdimin e studimeve edhe për 1 semestër në Fakultetin e Teknologjisë në Linnaeus University.

Pas përfundimit të studimeve 1 semestrale studentët kthehen në UPZ dhe bëhet njohja e kredive të fituara në Universitetin ku ka vijuar studimet.

Vendet e lira janë 2 (dy) pozita në nivelin e studimeve BACHELOR apo MASTER

Kushtet:

  • Të jetë student i rregullt në nivelin bachelor ose Master në FSHK;
  • Të ketë notë mesatare mbi 8;
  • Afati për aplikim është deri më date 19.09.2025 (aplikimi duhet të bëhet te referentja e FSHK-së);
  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master.

Dokumentet për aplikim:

  1. Çertifikata e lindjes
  2. Transkripta e notave
  3. Dëshmi për njohjen e gjuhës angleze

Pagesa e shkollimit, qëndrimit, jetesës dhe udhëtimit janë të mbuluara nga projekti ERASMUS+ ku FSHK është përfituese.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike do të formoj komisionin, i cili do bëjë përzgjedhjen e studentëve përfitues dhe listën e studentëve ja dërgon Këshillit të Fakultetit për miratim.

Afati i aplikimit është deri me date 19.09.2025, dokumentacioni i aplikimit dorëzohet te zyrtarja për shërbimin e studentëve në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Në linkun në vijim mund të gjeni lëndët që mund t’i ndjekin gjatë studimeve https://lnu.se/en/education/exchange-studies/courses-and-programmes-for-exchange-students/?semester=Autumn+2024

Informata lidhur me shkëmbimin e studentëve mund të gjeni në linkun: https://lnu.se/en/education/exchange-studies/

Kalendari akademik: https://lnu.se/en/education/study-at-linnaeus-university/academic-calendar/

Për detajet do njoftoheni pas përzgjedhjes tuaj!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort