- Reklama -

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses madhor në Beograd. Pasi vjet e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror, Abakarov të hënën fitoi medalje të bronzë botërore. Në luftë për vendin e tretë në kategorinë deri në 57 kilogramë, Abakarov e mposhti rusin Zaur Uguev.

Uguev garoi si i pavarur. Abakarov fitoi me rezultatin 5:4. Abakarov 30-vjeçar, është çeçen. Deri në vitin 2020 ka garuar për Rusinë, ndërsa prej vitit 2022 është duke e përfaqësuar Shqipërinë. Dhe atë me shumë sukses. Vlerësohet shpresë e madhe e Shqipërisë për medaljen e artë olimpike.

- Reklama -

Shqipërisë deri më tani i ka sjellë edhe medalje të argjendtë evropiane dhe medalje të artë olimpike. Ka fituar medalje edhe në gara tjera të mundjes. Abakarov garën e nisi të dielën. Fitoi fillimisht 13:2 ndaj kanadezit Treye Trotman. Më pas e mposhti me rezultat 11:0 indianin Aman Sehraëat, që e përfaqësoi federatën ndërkombëtare.

Në çerekfinale, garuesi i Shqipërisë fitoi ndaj iranianit Milad Valizadeh. Ndaj tij fitoi 12:0. Abakarov u ndal në gjysmëfinale nga serbi Stevan Andria Miqiq. Prej tij pësoi 6:2. Të hënën, Abakarov luftoi për medalje të bronztë dhe zuri vend në podium. Medalje të bronztë fitoi edhe armeni Arsen Harutyunyan. Miqiq fitoi të artën, ndërsa medalja e argjendtë i takoi japonezit Rei Higuchi. Botërori në Beograd është kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Do të ndahen 90 norma për Olimpiadën e ardhshme. Mundësit e Kosovës nuk janë pjesë e Kampionatit Botëror në Beograd. Drejtuesit e federatës dhe selektori kanë dhënë versione të ndryshme për mbetjen jashtë ngjarjes kryesore të vitit. Por mundësit e Shqipërisë megjithatë janë në Kampionat Botëror dhe tashmë e kanë siguruar vendin në podium dhe ngritjen e flamurit shqiptar.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort