Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka dënuar fuqishëm ndalimin e mbajtjes së edicionit 11-të të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, i cili ishte paraparë të mbahej dje në Beograd.
Sipas MPJD-së, ndalimi i festivalit “Mirëdita, Dobar dan” në Serbi me urdhër të ish-zëdhënesit të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, aktualisht Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daqiq, është edhe një dëshmi e vazhdimit të politikës, mendësisë dhe veprimeve të regjimit të kaluar.
Në një komunikatë zyrtare, nga MPJD-ja thonë se “këtë fushatë të egër publikisht e nisi njeriu i listave të zeza dhe ish shefi i BIA, Vulin”./GazetaSinjali