Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, thuhet në njoftimin e IHMK-së.