Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe relativisht i qetë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të hënën do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 11-13 gradë Celsius, e maksimalet mes 28-30 gradë.
Mot kryesisht i ngjashëm do të mbajë edhe të martën e mërkurën.
Kurse të enjten moti do të jetë me diell e vranësira të pakta, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri 33 gradë Celsius. Të premten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin mes 11-14 gradë Celsius e maksimalet mes 30-34 gradë.
“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare. Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik./RTK/