Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet me temperatura të larta dhe mot kryesisht të kthjellët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në disa zona të izoluara mund të ketë reshje të lehta shiu.
“Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse ato maksimale do të jenë 31 deri në 37°C, me erëra të lehta nga veriperëndimi”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sipas njoftimit, e diela do të sjellë më shumë vranësira, të cilat në disa zona do të përcillen me reshje shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra.
“Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 32 ose 37°C, në varësi të rajonit”, thuhet në njoftim.
IHMK ka apeluar për kujdes për shkak të vapës.
“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për ditët në vijim. Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë”, thekson Instituti.
Temperaturat maksimale për qytetet kryesore:
- Prizren, Gjakovë, Istog: deri në 37°C
- Prishtinë, Pejë, Gjilan, Ferizaj: deri në 36°C
- Mitrovicë, Besianë, Kamenicë: 35–36°