Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët të dielën në vend.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
- Reklama -
Në njoftim thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s, ndërsa indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj bëhet e ditur se këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme.
- Reklama -