- Reklama -

Ministri i ri i Shëndetësisë, ky është profili i Rifat Latifit

Nga sot, mjeku shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Emërimi i tij në këtë pozitë vjen pas dorëheqjes së Arben Vitisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka emëruar kirurgun Rifat Latifi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

- Reklama -

Latifi ka mbaruar studimet për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.

Profesor Rifat Latifi është mjek dhe profesor i njohur në nivelin ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër në Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.

Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikanë për shtetin e Arizonës.

Latifi është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID.

Është Laureat i Çmimit pë Arritjen e Shekullit 21 për Shëndetësi nga Programi Computerworld Honors dhe Çmimin Ndërkombëtar për Promovimin e Shëndetit nga Komisioni i Akreditimit të Rishikimit të Përdorimit (URAC), më 2011.

Latifi ka iniciuar e siguruar fonde dhe ka mbikëqyrur tri ekipe kombëtare të programit të telemjekësisë në Evropë dhe Afrikë, për të cilat ai mori çmimin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) dhe “Pfizer International Surgical Volunteerism 2015”

Latifi ka botuar 9 libra për mjekësinë dhe është autor i mbi 100 artikujve shkencorë. Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Kliniken e Klivelandit, e pastaj ne Universitetin Yale.

Specializimin e dytë në Traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion, e ka mbaruar në New York College of Medicine.

Pas specializimeve, Latifi ka shkuar në Richmond, Virxhinia, për një kohe të shkurtër, e më pas në Tucson, Arizona.

Sot, ai punon si profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës. Rifat Latifi,M.D.,FACS,FICS, punoi më përkushtim në afirmimin e shëndetësisë shqiptare.

Kontributi i tij është i madh në themelimin e shërbimit të telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri.

Si ekspert në lëmin e kirurgjisë,përveç në universitete të ndryshme amerikane,për një kohë punojë edhe në Katar dhe në vende tjera botërore.

Në qendrat ku ai punoi u angazhua edhe në edukimin e mjekëve shqiptar.

Ai jeton dhe vepron në SHBA.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort