Me parullat “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, “Arbnon Spahiu nuk është vetëm, jemi të gjithë bashkë” e “Drejtësi për Abrnorin”, të martën në një protestë në Prishtinë është kërkuar lirimi nga paraburgimi në Serbi i ish-policit Arbnor Spahiu.
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe akuzohet nga autoritetet serbe për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Spahiu po mbahet në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, që nga 9 qershori kur Gjykata e Lartë e Suboticës urdhëroi paraburgosjen e tij./KOHA



- Reklama -