- Reklama -

Me mbledhje komemorative nderohet jeta dhe vepra e ikonës Enver Petrovci

Sot, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës është mbajtur mbledhja komemorative për nder të jetës dhe veprës së ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Enver Petrovci, shkruan KultPlus. Aktori Petrovci është cilësuar si një figurë e madhe e artit dhe kulturës, i cili ka dhënë kontribut të çmuar edhe si mentor në krijimin e brezave të tërë të aktorëve të rinj.

Në këtë takim lamtumirës, mes familjarëve, kolegëve, aktorëve, studentëve dhe publikut të tij, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se shteti i Kosovës është krenar për punën dhe kontributin e tij.

- Reklama -

“Enver Petrovci, mjeshtri i madh i skenës në teatër dhe film, njeriu i dashur i publikut na la një zbrazëtirë të madhe, ashtu siç na la edhe shumë mësime të çmuara. Kjo zbrazëtirë nuk mbushet dot. Një njeri dhe aktor serioz, brutal në sinqeritet dhe i drejtpërdrejt- kjo është figura e Enverit të cilën sot e përcjellim me pikëllim të madh. Ai ishte Hamleti dhe Makbethi dhe Cezari jonë. Ishte Baba i “Teatrit të Babës”, mentori e profesori i shumë prej artistëve që sot na dhurojnë art cilësor. Më lejoni të ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve, kolegëve, nxënësve dhe publikut të tij. Ata që e kanë parë një herë në skenë, nuk kanë mundësi ta harrojnë. Çmime kishte pa kufi dhe duartrokitjet e përcollën gjithmonë, pa ndalur asnjëherë. Vendi ynë është krenarë me figurën dhe punën e tij”, ka thënë Ministri Çeku.

Ndërsa, Vanesa Petrovci, përmes një fjalimi tejet emocionues ka thënë se babai i saj, Enver Petrovci, njeriu me zemër të mirë dhe të pastër kishte qenë mbështetja e saj më e madhe deri në ditën e tij të fundit.

“Këtë fjalim e pata të vështirë ta shkruaj. Ai gjithmonë ka qenë pjesë e publikut, sa herë që unë kam dalë në skenë. Gjithmonë i kam kërkuar sytë e tij për të më përkrahur. Sot, jam përsëri në skenë, por s’po e gjej në mesin e publikut. Përkundër karrierës së tij madhështore, ai ka lënë gjurmë të mëdha te ne, te populli dhe vendi jonë. Babi ishte njeriu i mirë dhe zemër plotë. I ka dashur njerëzit pa kushte, iu ka besuar dhe s’ka besuar në të keqen e askujt. Babi tërë jetën na ka dhënë shumë dashuri, shumë siguri dhe shumë humor. Në momentet e fundit ka kënduar, ka folur, ka buzëqeshur dhe na e ka lehtësuar edhe neve dhimbjen. Babi ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, përpara kësaj na ka mësuar të jemi njerëz të mirë, njerëz modest. Para se të ishte profesor i aktrimit, regjisë dhe i artit në përgjithësi ka qenë profesor për jetën. Na ka mësuar se si duhet dashur dhe trajtuar jetën. Na ka mësuar të duam kombin, vendin dhe me qenë shqiptar si diçka parësore” ka thënë Vanesa Petrovci.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Arteve, Hazir Haziri ka thënë se profesor Petrovci do të mbetet në kujtesë jo vetëm si një aktor i roleve të pavdekshme, por edhe si një njeri që e jetoi artin me përkushtim, duke e ndarë atë me të gjithë.

“Emri i tij është sinonim i artit të vërtetë në skenë dhe në ekran. Enveri ishte gjithmonë i jashtëzakonshëm. Ai luajti kryerole të dramaturgjisë botërore, duke i sjellë me mjeshtëri, thellësi dhe forca mistike që rrallë shihen. Enver Petrovcin nuk do ta kujtojmë vetëm si një aktor të madh. Një pjesë po aq e rëndësishme e jetës së tij është dhe ishte e lidhur me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet kur Faruk Begolli themeloi degën e aktrimit, e ftoi atë ti bashkohej stafit akademik. Dhe, profesor Enveri ndonëse në kulmin e karrierës së tij artistike, pranoi me përkushtim këtë ftesë duke e vënë në plan të parë misionin e tij, për edukimin e brezave të rinj. Kjo ishte një sakrificë dhe një vizion i madh, ku kontribuoi në ndërtimin e një shkolle që solli artistë që sot janë krenaria e skenave dhe ekraneve tona” është shprehur Dekani Haziri.

Aktori Agron Shala, ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e Profesor Petrovcit në emër të të gjithë studentëve.

“Ne studentët e profesorit jemi sot të bashkuar me ju në këtë dhimbje me mirënjohje të thellë. Profesor Petrovci do të thoshte, çka po e bëni tragjike, a po e sheh sa e  lehtë është? Por, për ne nuk është e lehtë. Nuk është vetëm një boshllëk, është një humbje për skenën në përgjithësi. Secili prej nesh bartim copëza nga thesari i tij, nga besimet, nga qasja e tij e sinqertë. Natyrshëm vjen ti them në emër të gjithë studentëve faleminderit PROFESOR, mirënjohës përjetë. Pusho në paqe Enver Petrovci!”, ka thënë Shala.

Teuta Krasniqi ka thënë se Profesor Petrovci do të kujtohet gjithmonë si një figurë madhore, e cila dha shumë për brezin e artistëve të rinj.

“Ne shprehim mirënjohjen më të thellë për gjithë atë që ai ka dhënë gjatë jetës së tij, duke e ndarë talentin, dijen dhe dashurinë e tij për artin, për publikun e sidomos për studentët e tij”, ka thënë ajo.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Studimet e para i kreu në qytetin e Prishtinë, ndërsa më vonë u diplomua për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd, një nga shkollat më të njohura të teatrit në ish-Jugosllavi. Ai konsiderohet si njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës. Ai ishte një nga emrat më të njohur në teatër dhe film, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por edhe më gjerë në hapësirën ballkanike./ KultPlus.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort