- Reklama -

Më 18 tetor fillon dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e Gucatit dhe Haradinajt

Të pafajshëm janë deklaruar ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj në seancën e parë gjyqësore që ka nisur këtë të enjte në Hagë.

Në nisje të këtij gjykimi ZPS-ja ka paraqitur pjesë nga videokonferencat e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, dhe pjesë të intervistave që kanë dhënë në emisione të ndryshme, ku kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe kanë deklaruar që do të publikojnë çdo material që arrin në zyrat e tyre.

- Reklama -

Sipas ZPS-së, deklarime të tilla dëshmojnë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm që po publikonin informacione të fshehta. Seanca e radhës në këtë proces do të jetë me 18 tetor, kur do të fillojë dëgjimi i dëshmitarëve.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator 2020 bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ky është gjykimi i dytë që ka nisur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas atij kundër ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort