Kabineti qeveritar është duke mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku pritet që të vendoset për masat e reja anti-COVID-19.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke shtuar se mbledhja pritet të përfundojë gjatë pasdites.
“Qeveria është duke mbajtur një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, tha Kryeziu.
Për shkak të numrit të madh të rasteve më COVID-19 në Kosovë, është vendosur ora policore, gastronomia është e lejuar të punojë vetëm në ambiente të hapura, si dhe përdorimi i maskës si masë mbrojtëse është obligativ.
Po ashtu për shkak të pandemisë është shtyrë edhe fillimi i vitit shkollorë, i cili ka pasur të fillojë më 13 shtator.
