- Reklama -

Maqedonci takoi homologun e tij turk, diskutuan mbi rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot homologun e tij turk, Yashar Gyler. Në një postim në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit me ministrin Gyler diskutuan mbi situatën gjeopolitike aktuale, avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit.

“Sot pata nderin të takohem me ministrin Yaşar Güler, një takim produktiv ku diskutuam mbi situatën gjeopolitike aktuale, avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksova rëndësinë e mbështetjes që po marrim nga Turqia. Bashkëbisedimi me ministrin Guler ishte jashtëzakonisht pozitiv gjersa shtjelluam mundësi të reja bashkëpunimi me qëllim ngritjen e kapaciteteve të reja të ushtrisë së Kosovës. E veçanta e këtij takimi ishte diskutimi mbi rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit”, ka shkruar Maqedonci.

- Reklama -

Tutje, ai ka theksuar rëndësinë e funksionalizimit të fabrikës së municionit, duke thënë se ky projekt do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.

“Ky projekt do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Kosova, duke forcuar strukturat e saj mbrojtëse, do të jetë në një pozicion më të mirë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit. Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke sjellë në vëmendje se marrëdhëniet tona janë thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, ndërsa u dakorduam për vazhdimësinë e bashkëpunimit si element kyç, strategjik për sigurinë e rajonit”, potencoi ministri.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort