Gjimnazi ‘Loyola” në Prizren, ka shpallur konkurs për një vend të lirë pune: një mësimdhënës ose mësimdhënëse të kimisë, me normë të plotë, por me kohë të caktuar, prej 01.02.2022 deri më 31.07.2022.
Njoftimi nga Asociation “Loyola-Gymnasium”:
VEND I LIRË PUNE
Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:
Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të kimisë, me normë të plotë, por me kohë të caktuar, prej 01.02.2022 deri më 31.07.2022.
Kushtet që duhet të plotësohen:
-Diploma e fakultetit përkatës (është e preferueshme grada master);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
-Vërtetimin se nuk është nën hetime.
Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHT-i.
Dokumentet shtesë:
-Certifikata të trajnimeve;
-Referenca etj.
Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës qendrore, nga sot, deri më 23.01.2022, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike në: [email protected].
Për çdo pyetje, ju lutemi shkruani në [email protected] ose na telefononi në +383 44 434 087.