Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit, i cili ishte dënuar për shpërdorim detyre pas skandalit seksual që shpërtheu në zyrën e tij.
Sipas raportimeve, Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj nga dënimi i tij. Lirimi i tij vjen si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.
- Reklama -
Safet Gjici u bë i njohur për publikun pas publikimit të pamjeve filmike që tregonin momente intime në zyrën e kryebashkiakut, duke çuar më pas në hetimin dhe dënimin e tij për shpërdorim të detyrës.Vendimi i Apelit për lirimin e tij pritet të ngjallë reagime të ndryshme në opinionin publik.
- Reklama -