- Reklama -

Liberalizimi i tregut të energjisë, Rizvanolli njofton se janë duke finalizuar skemën e re mbështetëse për prodhuesit vendorë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se janë duke finalizuar një skemë të re mbështetëse për të ndihmuar prodhuesit vendorë, në mënyrë që të përballen me liberalizimin e tregut të energjisë.

Rizvanolli ka njoftuar se si do të jetë mbështetja.

- Reklama -

Me mbështetjen e LuxDev, do t’i përkrahim për:

– izolim të ndërtesave,

– sisteme solare fotovoltaike (FV) për prodhim të energjisë,

– sisteme solare termike për ngrohje të ujit,

– bateri për sisteme solare FV, si dhe

– rregullatorë të fuqisë reaktive që ulin konsumin e energjisë reaktive dhe rrisin efiçiencën e pajisjeve që veçmë përdoren nga ndërmarrjet”, ka pohuar ajo.

Rizvanolli shkroi tutje se “Kjo do të thotë më pak kosto energjie, më shumë konkurrueshmëri dhe më shumë siguri për çdo biznes që prodhon në Kosovë”.

“Për këto dhe masa të tjera që Qeveria mund të ndërmarrë për t’u qëndruar pranë prodhuesve vendorë, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari diskutuam me përfaqësues të odave e bizneseve vendore në Forumin “Liberalizimi i Tregut të Energjisë Elektrike: Efektet dhe Masat Lehtësuese”, pjesë e Platformës për Dialogun Publiko-Privat”, ka pohuar ajo.

Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet partner i afërt i sektorit privat, si në përballjen me sfidat, ashtu edhe në rritjen e tij.

“Prandaj, diskutime të tilla janë kyçe për të identifikuar nevojat specifike të bizneseve në mënyrë që të hartojmë politika dhe të ndërmarrim masa për t’i targetuar specifikisht ato”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort