Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhvillimet në tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive e të Kuvendit, të mbajtura pas aktgjykimit për bllokadën në Kuvend.
LDK-ja i është drejtuar Kushtetueses me pyetje rreth kërkesës për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
- Reklama -
Të enjten Gjykatës Kushtetuese është drejtuar Partia Demokratike e Kosovës.
Kryetari i saj, Memli Krasniqi, para dërgimit të lëndës në Kushtetuese, tha se pret që ajo të trajtohet me urgjencë.
Sipas Krasniqit, vazhdimet e seancës pas aktgjykimit të Kushtetueses javën e kaluar, janë shkelje e qëllimshme e me vetëdije e kryesuesit Avni Dehari dhe partisë prej nga vjen ai.
- Reklama -