Lidhja Demokratike e Kosovës në ora 13:15 do të dorëzon kallëzim penal, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ish-ministrave, të rizgjedhur deputetë.
Në njoftimin e tyre, thuhet se ky kallëzim do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale, në Prishtinë.
- Reklama -
“Të nderuar përfaqësues të medieve,
Sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ish-ministrave, të rizgjedhur deputetë.
Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë.”
- Reklama -