- Reklama -

Largohet nga Klinika e Psikiatrisë një pacient, mjekët kërkojnë ndihmën e Policisë dhe të qytetarëve

Burime të Sinjalit brenda Klinikës së Psikiatrisë në Prishtinë kanë konfirmuar se një pacient është larguar pa autorizim nga objekti spitalor, duke vënë në lëvizje menjëherë personelin mjekësor për ta njoftuar policinë.

Bëhet fjalë për Besfort Kollqakun, 45 vjeçar, i cili është larguar nga klinika mëngjesin e 18 majit 2025, rreth orës 11:00. Mjekët kujdestarë kanë raportuar se pacienti nuk paraqet rrezik për rrethinën dhe nuk është agresiv, megjithatë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, janë të shqetësuar për sigurinë e tij.

- Reklama -

Sipas përshkrimit të dhënë nga personeli mjekësor, Kollqaku ishte i veshur me xhaketë të zezë dhe kapele të zezë në momentin e largimit. Ai është banor i Prishtinës dhe nuk është hera e parë që largohet pa njoftim.

Autoritetet  u bëjnë apel qytetarëve që nëse hasin personin me përshkrimin e mësipërm, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës./GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort