- Reklama -

Lajm i mirë: Pas 14 muajsh, asnjë paciente me Covid-19 i hospitalizuar në Spitalin e Prizrenit

Sipas drejtuesve të Spitalit Rajonal të Prizrenit, në këtë institucion shëndetësor prej muajit të prill të vitit të kaluar kur janë pranuar pacientët e parë të infektuar me Covid-19, ditëve të fundit nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar nga virusi famëkeq.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, njofton se prej fillimit të trajtimit të rasteve të para të të infektuarve me Covid-19 në fillim të muajit prill të 2020-es, në këtë institucion nuk ka më asnjë pacientë të hospitalizuar me virusin Sars Cov-2 pozitiv. Ai njofton gjithashtu se është inkurajues fakti, pasi gjatë 24 orëve në këtë Spital është regjistruar vetëm një vizitë për Covid-19 dhe se pacienti fatmirësisht nuk ka pasur indikacione për hospitalizim dhe trajtim të mëtejmë.

- Reklama -

Drejtori Avdaj, njofton gjithashtu se që nga prilli i vitit të kaluar, në këtë institucion shëndetësor kanë qenë të hospitalizuar mbi 3000 pacientë për Covid-19, 100 prej tyre nga Veriu i Shqipërisë, ndërsa janë realizuar mbi 20000 vizita ambulantorike.

Ai tha se si rrjedhojë e përmirësimit të gjendjes dhe rënies së numrit të të hospitalizuarve, pas angazhimeve voluminoze të punonjësve shëndetësor, shumica prej tyre pas dy vitesh tashmë po shfrytëzojnë të drejtën e pushimeve të merituara.

Por, përkundër njoftimeve inkurajuese për përmirësim të gjendjes, pandemia e Covid-19 ende vazhdon të jetë e pranishme, dhe drejtori Avdaj apeloi që të respektohen rekomandimet e autoriteteve përkatëse.

Vlen të përmendet se në mesin e pacientëve të hospitalizuar me Covid- 19 ka patur edhe punëtorë shëndetësorë të këtij institucioni, disa prej të cilëve fatkeqësisht edhe kanë humbur betejën me virusin famëkeq.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort