Viti 2022 ka nisur keq për Kosovën. Kjo për faktin e mungesës së prodhimit vendor të energjisë elektrike, përderisa çmimit i rrymës në bursat ndërkombëtare ka filluar të shtrenjtohet dukshëm, raporton portali Front Online.
Çmimi i një megavati energji elektrike, sipas bursës hungareze të energjisë elektrike, më 1 janar 2022 ka qenë 83 euro, përderisa çmimi i saj sot është dyfishuar, duke arritur në mbi 166 euro euro për megavat.
- Reklama -
Kosova do të detyrohet të importojë sasi të mëdha të energjisë elektrike së paku edhe gjatë dy javëve të ardhshme, derisa ta kthehehet në prodhim edhe një bllok i Termocentralit Kosova B, për të cilin ka disa ditë që po punon një ekspert gjerman.
/Front Online/
- Reklama -