Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku ka vlerësuar rezultatet e arritura gjatë vitit të fundit.
Kurti viziton ATK-në: Rriten bizneset, punësimi dhe të hyrat tatimore

Kurti bëri të ditur se janë rreth 5,700 biznese më shumë dhe mbi 17 mijë punëtorë më shumë të deklaruar krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa të hyrat tatimore janë rritur për rreth 14 për qind.
Ai theksoi rëndësinë e reformave, digjitalizimit dhe forcimit të kapaciteteve të ATK-së për rritjen e aktivitetit ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve për bizneset.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




