- Reklama -

Kurti: Të premtën shënohet dita e administrimit të një milion vaksinave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kruti, gjatë vizitës që sot i ka bërë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka thënë se Kosova posedon vaksina të mjaftueshme kundër Covid-19.

Sipas tij, ditëve në vazhim do të vijnë edhe të tjera, derisa theksoi se pasnesër numri i dozave të administruara do të arrijë në një milion.

- Reklama -

”Pasnesër do të jetë dita kur do të shënojmë administrimin e një milion vaksinave, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë dy të tretat ndërkaq me të dy dozat janë vaksinuar një e treta”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ka vizituar edhe stoqet ku ruhen vaksinat, në të cilat ndodhen 530 mijë vaksina Pfizer dhe 20 mijë vaksina AstraZeneca.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

”Inkurajoj të gjithë qytetarët edhe ata që kanë pasur ndonjë hezitim apo skepticizëm pa humbur kohë të vaksinohen meqenëse është virus vdekjeprurës”, ka theksuar ai.

”Njëzet fish më pak janë të rrezikuar të vaksinuarit se ata që nuk e kanë marrë vaksinën”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka falënderuar edhe personelin shëndetësor për angazhimin e tyre të pakursyer.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort