- Reklama -

Kurti takohet me kryeministrin e Grenadës: Rritje e bashkëpunimit dy palësh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York kryeministrin e Grenadës, Dickon Amiss Thomas Mitchell, në një takim bilateral.

 

- Reklama -

Ky ishte takimi i dytë mes tyre brenda dy viteve të fundit. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Grenadës ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe përkrahjen e anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare.

Gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet dy-palëshe, mundësitë për bashkëpunim më të gjerë dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike dhe ndikimin e tyre.

Kryeministri Kurti ftoi homologun e tij nga Grenada për vizitë në Kosovë, me qëllim konkretizimin e bashkëpunimit të dy vendeve.

Në takim morën pjesë gjithashtu zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, ambasadori Blerim Reka.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort