- Reklama -

Kurti takohet me Costan, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me Presidentin e Këshillit Evropian të Bashkimit Evropian, António Costa i cili po qëndron për herë të parë në vizitë në Kosovë.

Në këtë takim sipas një njoftimi për media, Kurti kërkoi nga Costa heqjen e masave ndaj Kosovës.

- Reklama -

‘’Duke theksuar faktin që kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryeministri kërkoi nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat. Ai gjithashtu, kërkoi heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës. Ndër të tjera, veçoi se sipas organizatave ndërkombëtare si Freedom House, Transparency International dhe Ëorld Justice Project, Kosova ka shënuar përparimin më të madh në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, rendin dhe sigurinë, ka ekonominë me rritjen më të shpejtë në rajon sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe Kosova është e para që ka dorëzuar në kohë Agjendën e Reformave të Planit të Rritjes të BE-së. Kryeministri theksoi se Kosova ka bërë progres në plotësimin e reformave, siç dëshmohet në raportet e Progresit të BE-së për Kosovën’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë diskutimit u bisedua edhe për sigurinë rajonale.

Lidhur me këtë Kurti tha që kërcënimet për rajonin vijnë nga Serbia, e cila është përgjegjëse për sulmin paramilitar dhe terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, dhe lidhjet e vazhdueshme të saj me Federatën e Rusisë. Kryeministri kërkoi që Radoiçiq t’i dorëzohet institucioneve të drejtësisë së Kosovës.

Në takim, Kurti gjithashtu ngriti shqetësimin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort