Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rastin e 22 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.
Kreu i Qeverisë tha se Serbi ka kryer gjenocid në Kosovë, ka dëbuar dhe ka deportuar më shumë se një milion njerëz.
- Reklama -
“22 vjet më parë, pas 78 ditëve të bombardimeve ajrore të objektivave ushtarake të Serbisë dhe kryeqytetit të saj Beogradit, trupat tokësore të NATO-s hynë në Kosovë duke shënuar ditën e çlirimit dhe paqes”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë se këto deklarata, Kryeministri Kurti i ka bërë pak ditë para se të takohet me homologun e tij, Aleksander Vuçiq, me datë 15 qershor në Bruksel.
- Reklama -
