- Reklama -

Kurti priti kryetarin dhe anëtarë të Odës Ekonomike të Gjenevës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, mirëpritën në ndërtesën e qeverisë një delegacion të Odës Ekonomike të Gjenevës, të drejtuar nga kryetari i saj, Vincent Subilia, e të përbërë nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, si arkitektura, menaxhimi i aseteve, pasuritë e paluajtshme, industria ushqimore, energjia dhe shërbimet juridike.

“Gjatë takimit, anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës u njoftuan për trendet ekonomike në Kosovë dhe performancën makroekonomike të vendit. Nga kryeministri Kurti dhe ministri Murati u theksua se gjatë katër viteve të fundit ekonomia ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 6% të Bruto Produktit Vendor, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti rritja ka qenë 3.6%. Në këtë kontekst, pjesëmarrësit u informuan gjithashtu se Kosova ka marrë për herë të parë një vlerësim kreditor sovran nga agjencia Fitch Ratings me notën BB-, e cila është rikonfirmuar edhe në vitin 2024. Me tej, u njoftuan edhe me karakteristikat dhe përparësitë e vendit tonë për investime të huaja si kostoja e ulëta operative, mosha e re e popullatës, aftësia e fuqisë punëtore për të folur shumë gjuhë, sidomos anglisht dhe gjermanisht, dhe shkathtësitë në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas ZKM-së, pjesë e diskutimit ishte po ashtu roli i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit, ku diaspora u paraqit potencial për investime në sektorin e prodhimit, përmirësimin e eksporteve dhe forcimin e brendit kombëtar.

Në fund të takimit, thuhet se u diskutuan mundësi të mëtejshme për bashkëpunim konkret ekonomik dhe përfshirja e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike të Gjenevës në sektorë të caktuar në Kosovë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort