- Reklama -

Kurti në pritjen për bashkatdhetarë: Kosova është më e fortë, shumë më e fortë me juve pranë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar, në një ceremoni që tashmë është bërë traditë e që organizohet në Ballkonin e Hapur, mirëpriti mbrëmë pjesëtarë të mërgatës, bashkatdhetarë tanë, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë.

“Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë dhe qëndrim sa më të mirë pranë familjeve, në fjalën përshëndetëse, kryeministri Kurti tha se mërgata është edhe e pafundme në ide, por edhe e panumërt në veprim. Edhe pse ende nuk kemi arritur të bëjmë mjaftë krahasuar me fuqinë dhe mundësitë e mërgatës tonë, siç tha ai, megjithatë, rezultatet janë të dukshme për të gjithë ata të cilët dëshirojnë e pranojnë të shohin e të dëgjojnë”, shkruan në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

- Reklama -

ZKM njofton se me këtë rast, kryeministri ka kujtuar takimet e realizuara me mërgatën brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar se programi për diplomaci qytetare ka pasur një rol transformues në lidhjen e profesionistëve të rinj me atdheun, përtej lidhjeve familjare. Sot, si rezultat i këtij programi, kryeministri Kurti theksoi se mbi 50% e pjesëmarrësve vazhdojnë të jetojnë dhe të kontribuojnë në institucionet e Kosovës.

“Pra jemi përpjekur që bashkatdhetarët kur të vijnë për pushime në vendlindje të mos vinë vetëm tek familja e farefisi, por të vijnë edhe tek institucionet e shtetit, për të cilët pikërisht mërgata jonë ka kontribuar aq shumë dhe ka funksionuar si një ambasadë e jona edhe atëherë kur nuk e kishim pavarësinë”, tha ai.

Sipas njoftimit të ZKM-së, kryeministri Kurti, më tej tha se kemi theksuar gjithnjë gjithandej rëndësinë e themelimit dhe të ndërveprimit të shoqatave, organizimit të profesionistëve, dhe sidomos arsimimit e arsimit të gjuhës shqipe. Nga ana tjetër, ju e keni më të lehtë forcimin e mërgatës mbarëkombëtare, me shqiptarin e Shqipërisë, atë të Malit të Zi e të Maqedonisë së Veriut, por dhe me çamin, preshevarin dhe arbëreshin. Pra, ju jeni dhe ura jonë infra-historike përveçse transnacionale.

“Sot, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz si ju – jo vetëm si mysafirë që vijnë për pak ditë, por si partnerë të zhvillimit, si bashkëkrijues të së ardhmes sonë. Ne nuk flasim më për “trurin që ikën” – ne flasim për zemrën që nuk harron dhe inteligjencën që zbulohet. Për ata që, edhe pse kanë ndërtuar jetë të suksesshme jashtë, kanë ruajtur mallin, lidhjen dhe përgjegjësinë për vendin prej nga vijnë”, tha ai, duke u dëshiruar të gjithë bashkatdhetarëve shëndet, fat, punë të mbarë e veç gëzime në jetë, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort