- Reklama -

Kurti: Mirënjohje Luksemburgut për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut.

“Vendet tona ndajnë një miqësi të veçantë. Dukati i Madh i Luksemburgut ishte ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm disa ditë pas shpalljes në shkurt të vitit 2008. Kjo mbështetje e shpejtë dhe e palëkundur është diçka që do ta kujtojmë gjithmonë me mirënjohje të thellë”, tha Kurti në fjalën e tij, gjersa uroi partnerët tanë të Luksemburgut në festimin e ditës së tyre kombëtare, njofton Kryeministria.

- Reklama -

Në vijim, ai theksoi rolin e Luksemburgut në zhvillimin e Kosovës, në fusha kyçe si arsimi, trajnimi profesional dhe qasja në punësim, zhvillimi lokal, kujdesi shëndetësor, shoqëria civile, mbrojtja e mjedisit dhe iniciativat sociale. Luksemburgu ka kontribuar gjithashtu në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ka ofruar ndihmë teknike të vlefshme si në sektorin financiar ashtu edhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian.

“Ky nivel angazhimi e bën Luksemburgun donatorin më të madh për Kosovën për kokë banori nga vendi donator”, shtoi kryeministri në detyrë.

Sipas njoftimit, Kurti foli edhe rreth fuqizimit të partneritetit mes dy vendeve tona gjatë mandatit të qeverisë sonë, ku në verën e vitit 2022 nënshkruam Memorandumin e tretë të Mirëkuptimit, që mbulon periudhën 2023 deri në 2025. Kjo marrëveshje i ka dhënë përparësi shëndetësisë, tranzicionit energjetik dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, trajnimit profesional, rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe mbështetjes së vazhdueshme për shoqërinë civile.

“Angazhimi i vazhdueshëm i Luksemburgut ka ndihmuar në forcimin e demokracisë në Kosovë, një shtyllë themelore ndërsa ecim përpara në rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike. Ne besojmë se angazhimi ynë për qeverisje të mirë dhe progres na bën një partner të natyrshëm dhe të merituar për integrimin në BE dhe NATO”, tha Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort