- Reklama -

Kurti bëri homazhe te lapidari i zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës në nderim të veprës së tyre, kontributit dhe shërbimit ndaj vendit

Në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Detyrë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar bëri sot homazhe te lapidari në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që mban emrat e policëve të rënë në krye të detyrës, për të nderuar kontributin e tyre në shërbim të vendit tonë.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se teksa përmendi 24 policët e rënë në Kosovën e pasluftës duke filluar nga Lazim Rexhepi në vitin 2001 deri te Muhamed Lika në vitin 2025, Kurti theksoi emrat e heronjve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjakun, të cilët ranë në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin, ligjin paqen dhe sigurinë në veri të Kosovës.

- Reklama -

“Dita Memoriale është e lidhur pikërisht me rënien heroike të Enver Zymerit në vitin 2011 më 26 korrik. Sot kemi dhembje e pikëllim, kemi shumë mall, por në të njëjtën kohë kemi edhe krenari sepse Policia e Kosovës është një forcë prej rreth 10 mijë pjesëtarëve të cilët i dalin zot Republikës sonë dhe mbajnë e mirëmbajnë ligjin rendin paqen, sigurinë për të gjithë qytetarët pa dallim”, u shpreh kryeministri Kurti, njofton ZKM.

Ai shtoi se Policia e Kosovës është një forcë multientike e cila u sulmua shpesh mirëpo gjithnjë doli fitimtare. Një ndër sulmet strukturore që ka përjetuar, siç tha kryeministri Kurti, ka qenë në nëntor të vitit 2022 kur 541 policë të uniformuar nga radhët komunitetit serb kolektivisht dhanë dorëheqje, shkruan ZKM.

“Por as kjo nuk arriti që ta dëmtojë policinë e Kosovës meqenëse në vazhdimësi kemi kadetët e rinj nga gjenerata në gjeneratë të cilët i shtojnë radhët e policisë sonë ku vetëm nga komuniteti serb, që nga dorëheqjet e tyre, tashmë kemi rreth 200 pjesëtarë të cilët i janë bashkëngjitur Policisë së Kosovës dhe krah për krah më shqiptarët e uniformuar dhe të tjerët i shërbejnë vendit tonë dhe qytetarëve tanë “, tha më tej ai, thuhet në fund të njoftimit të ZKM-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort