- Reklama -

Kthimi i dy autobusëve në Jarinje, serbët flasin për atë çfarë ndodhi në pikën kufitare

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë janë kthyer mbrapsht në Jarinjë nga policia e Kosovës. Portali në gjuhën serbe, Kossev, raporton se sipas një dokumenti që i është lëshuar grupit të vizitorëve, thuhet se autobusi është me 83 pasagjerë dhe arsyeja e ndalimit për të hyrë në Kosovë është se asnjë kërkesë për vizitë të organizuar nuk është paraqitur.

Një nga organizatorët e Asociacionit të Studentëve të Pavarur nga Beogradi, Marko Jeliq, në një deklaratë për Kossev ka thënë se ata i kanë organizuar tradicionalisht këto vizita nëpër manastire dhe monumente në Kosovë dhe ata (policia) kanë qenë të njohur me procedurat në kufi.

- Reklama -

“Ne kemi arritur në orën 3:00 të mëngjesit. Na kanë thënë të presim. Rreth orës 8 në mëngjes, një polic i Kosovës erdhi dhe na tha se na refuzohet hyrja në territorin e Kosovës, sepse s’kemi paraqitur një njoftim për të hyrë. Pastaj, ata na dhanë një copë letre ku shkruhej se ne jemi refuzuar dhe kemi pesë minuta kohë për t’u kthyer mbrapa në Serbi”, tha ai.

Ai tha poashtu se deri më tani, asnjëherë s’kanë njoftuar për vizitat dhe se kanë ardhur në Kosovë pothuajse çdo muaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort