- Reklama -

Kryeziu: Nuk është problem emri i Haxhiut, opozitarët po e duan bllokadën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni tha se edhe sot u pa, sipas saj, absurditeti i radhës i partive që nuk marrin pjesë në votim të komisionit i cili do të mundësonte votimin e fshehtë e përmes së cilit do të mund të dilej nga bllokada.

“Edhe sot e pamë absurditetin e radhës të partive opozitare në Kuvend që nuk morën pjesë fare në votim, në formimin e komisionit që e mundëson votimin e fshehtë. Njëjtë siç kanë bërë për shumë seanca radhazi duke vazhduar bllokadën, kemi parë se kanë arsyetimet e njëjta. Kemi parë që nuk ka pasur reflektim nga partitë opozitare që po vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e  tyre të njëjtë, meqenëse e dimë që kjo nuk përkon me atë çka thuhet në aktvendimin e Kushtetueses, ku decidivisht kërkohet nga deputeti të marr pjesë në votim, dhe janë pikërisht deputetët e këtyre partive politike që zgjedhin të mos marrin pjesë në votim e të kontribuojnë në vazhdimin e kësaj bllokade që prej javësh është krijuar në Kuvend”, tha ajo.

- Reklama -

Deputetja e Vetëvendosjes thotë se problemi i tyre nuk është emri i Haxhiut dhe këtë e kanë vetëm si arsyetim.

“Mendoj që kjo është një arsye  prapa së cilës po qëndron opozita duke thënë se ne nuk e votojmë Haxhiun. Por, ne nuk mund të futemi në këto lloj kërkesash të partive opozitare sepse jemi subjekti që kemi fituar zgjedhjet”, tha ajo .

Kryeziu-Hyseni tha se partia ku ajo bënë pjesë nuk është fare në presion, por sipas saj në presion duhet të jenë ata që nuk po marrin pjesë në votim.

Shtoi se subjekt kanë bërë [përpjekje vazhdimisht për të dalë nga kjo situatë, por tha se të gjithë janë dëshmitarë të përgjigjeve që kanë marrë nga partitë opozitare të deritashme.

Pati një përplasje me gazetarët, duke i thënë se kanë tendencë të sulmojnë LVV-në.

“Jam shumë kurioze të dijë nëse këto lloj pyetjesh ia bëni partive opozitare dhe të pyesni nëse ata kanë vetëm një veprim të vetëm që shkon drejt zhbllokimit të situatës, sepse vazhdimisht keni tendencën ta sulmoni Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa asnjëherë të vetme nuk e shpërfaqni faktin që LVV përgjatë gjithë periudhës ka bërë përpjekje për dalje nga bllokada”, tha në deklarimin pas dështimit të 21-të të konstituimit të Kuvendit./RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort